Home Ferizaj Policia arreston të dyshuarin për kanosje në Ferizaj

Policia arreston të dyshuarin për kanosje në Ferizaj

by 05
0 comment

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë ka arrestuar një person për kanosje në Ferizaj .

Policia të dyshuarin e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

“Mbrëmë, rreth orës 23:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Rexhep Bislimi” në Ferizaj është një rast i kanosjes.Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Njësia e Hetimeve të cilët nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet”, thuhet në njoftim.

N.G (M/K) i moshës 33 vjeçar, kishte kanosur për të tretën herë personin me inicialet B.M ( F/K) e moshës 21 vjeçare./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]