Home Lajme Para takimit në Bruksel, Kurti zhvillon biseda telefonike me emisarin britanik dhe diplomatin amerikan

Para takimit në Bruksel, Kurti zhvillon biseda telefonike me emisarin britanik dhe diplomatin amerikan

by 05
0 comment

Dy ditë para takimit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar bisedë telefonike me emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe këshilltarin special të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Kurti ka thënë së në bisedën me Peach është theksuar nevoja për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

“Para diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë” – ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndërsa, me këshilltarin Chollet Kurti tha se kanë biseduar për shumë çështje, duke përfshirë dialogun me Serbinë.

“Telefonatë e frytshme për shumë çështje duke përfshirë dialogun me Serbinë; duke theksuar rëndësinë e një marrëveshjeje të përqendruar në njohjen reciproke. Ai përcolli përshëndetjet e Sekretarit Blinken pas takimit tonë të mrekullueshëm në DC muajin e kaluar”-ka shkruar Kurti.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]