Home Ferizaj “Nëse t’shoh kam me t’mbytë”/ Ferizajasi kërcënon ish-bashkëshorten, përfundon në ndalim policor

“Nëse t’shoh kam me t’mbytë”/ Ferizajasi kërcënon ish-bashkëshorten, përfundon në ndalim policor

by 05
0 comment

Rastet kur gratë kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe, po del të jenë të shpeshta. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partneret e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Për një rast të tillë që ka ndodhur të martën në Ferizaj, Policia ka arrestuar një person, nën dyshimet për dhunë në familje. 

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga një grua, e cila në hall nga ish bashkëshorti i saj, i cili ndonëse janë ndarë nuk po e lë rehat duke e kërcënuar.

Ajo është detyruar që rastin ta denoncojë në Polici, ku ka deklaruar se ish burri i saj F.M., përmes telefonit e kishte kërcënuar seriozisht, duke i thënë se “Nëse t’shoh në qytet kam me t’mbytë”.  

Përballë kësaj situate, viktima ka kërkuar ndihmë nga Policia, me ç’rast i dyshuari është ftuar që të paraqitet në stacion policor, ku është ballafaquar me denoncimin kundër tij.

Pas dhënies së deklaratës, burimet thonë se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij janë iniciuar rastet “Kanosje” dhe “Dhunë në familje”.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]