Home Mix Ndikimi i ecjes në uljen e presionit të gjakut

Ndikimi i ecjes në uljen e presionit të gjakut

by 05
0 comment

Prej kohësh dihet se ecja ka shumë përfitime për shëndetin dhe mirëqenien, duke përfshirë forcimin e kockave dhe muskujve, por përfitimet e saj nuk ndalen këtu.

Aktiviteti fizik i rregullt shoqërohet me ulje të presionit të gjakut dhe për rrjedhojë reduktimin e rrezikut kardiovaskular.

Ecja për të kontrolluar presionin e gjakut, qoftë në ambientet e jashtme ose në një nga rutinat më të mira të ecjes është lehtësisht e arritshme për shumicën dhe nuk është ndryshe.

Një rishikim i botuar në revistën e Mjekësisë Parandaluese, gjeti prova që sugjerojnë se individët që ndërmarrin një program të ‘ecjes së rregullt të shpejtë’ përmirësojnë disa faktorë të njohur rreziku për sëmundjet kardiovaskulare – duke përfshirë presionin e lartë të gjakut.

Mahmoud Al Rifai, një anëtar i Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, i cili ka qenë i përfshirë në studime të shumta të rrezikut kardiovaskular, thotë se ecja ul ‘tonin e enëve të gjakut’.

“Enët e gjakut janë të rrethuara nga ato që quhen qeliza të muskujve të lëmuar. Dhe këto janë qeliza muskulore që mund të kontraktohen dhe relaksohen”.

“Dhe ajo që përcakton se sa të kontraktuar apo të relaksuar janë, është sasia e tonit simpatik. Nëse rritni tonin, rritni presionin e gjakut. Nëse e ulni, ulni presionin e gjakut. Mendohet se ecja ul tonin e enëve të gjakut”, tha Al Rifai.

Sipas udhëzimeve të aktivitetit fizik për amerikanët, të rriturit duhet të bëjnë 150 minuta ushtrime me intensitet të moderuar ose 75 minuta ushtrime të forta kardiovaskulare çdo javë. Ky mund të duket si një numër i lartë, por ju mund ta arrini këtë objektiv duke u ushtruar për 30 minuta, katër deri në pesë ditë në javë.

Ngritja e peshave, noti dhe vrapimi ulin presionin e gjakut dhe ecja mund të kenë të njëjtin efekt.

Në një përmbledhje të 73 provave të botuara në Bibliotekën Cochrane, studiuesit arritën në përfundim se ecja e moderuar tri deri në pesë herë në javë, me kohëzgjatje prej 20-40 minuta dhe 150 minuta në javë për rreth tre muaj, mund të ketë një efekt në uljen e presionit të gjakut.

Një studim tjetër i botuar në “Hipertension” gjeti prova të mira se ecja me 10 mijë hapa në ditë ul presionin sistolik të gjakut te meshkujt e moshës së mesme.

Al Rifai thotë se hapi i parë për uljen e presionit të gjakut është nëpërmjet ndërhyrjeve terapeutike të stilit të jetesës.

“Mund të bësh aktivitete fizike, si punë në oborr ose të ngjitesh shkallët, dhe ushtrime të përkushtuara si vrapimi, noti, ngritja e peshave. Vetëm sigurohuni që të keni me vete shishe uji, në mënyrë që të qëndroni të hidratuar”, tha ai.

Al Rifai thotë se ulja e presionit të gjakut bëhet edhe përmes reduktimit të marrjes së kripës, por edhe duke humbur peshë. “Humbja e peshës mund të çojë në ulje dramatike të presionit të gjakut”, tha ai.

Një studim i botuar në revistën “Hipertension” tregon se një humbje prej 1 kg e peshës trupore shoqërohej me një rënie të përafërt prej 1 mm Hg të presionit të gjakut. Një nivel normal i presionit të gjakut është 120/80.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]