Home Ferizaj Ministrja Haxhiu në Ferizaj me aktivitete kundër dhunës në familje

Ministrja Haxhiu në Ferizaj me aktivitete kundër dhunës në familje

by 05
0 comment

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me kryetarin Agim Aliu kanë biseduar për veprimet institucionale kundër dhunës në familje, masat që duhet të ndërmerren dhe nevojën për fuqizim të bashkëpunimit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vazhduar aktivitetet dedikuar adresimit të fenomenit të dhunës në familje. Këtë herë Haxhiu qëndroi në Frizaj ku ka takuar kryetrin e kësaj komune, Agim Aliu.

“Diskutuam për veprimet institucionale kundër dhunës në familje, masat që duhet të ndërmerren dhe nevojën për fuqizim bashkëpunimit. Diskutuam për nevojën e takimeve të rregullta të mekanizmit koordinues lokal, mbështetjen financiare për strehimoret, pavarësinë ekonomike të grave e fondin emergjent”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Në kuadër të kësaj vizite Haxhiu ka takuar edhe Mekanizmin Koordinues kundër dhunës në familje, me të cilët tha se diskutuan për rolin dhe funksionimin e këtij mekanizmi si dhe sfidat që kanë në përmbushjen e mandatit./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]