Home Lajme Mbi 500 infermierë janë larguar këtë vit nga Kosova

Mbi 500 infermierë janë larguar këtë vit nga Kosova

by 05
0 comment

ë përgatitje që do të largohen gjatë vitit të ardhshëm janë 1 mijë e 500 të tillë”.

Kështu ka njoftuar Sindikata e Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së, të cilët thanë se janë duke e përcjellur me shqetësim të madh ikjen e profesionistëve shëndetësorë, në veçanti të infermierëve.

“A.G., L.I., G.S., K.D., V.I., G.K., janë vetëm disa nga mbi 500 infermierëve të larguar nga Kosova vetëm gjatë këtij viti” – thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sipas komunikatës, këta punëtorë u tha që meritojnë një vëmendje institucionale dhe përpjekje serioze e maksimale për ta ngadalësuar këtë trend.

Diçka e tillë u tha se mund të ndodhë duke ofruar kushtet për punë por edhe ngritje pagash.

Sindikata tha se infermierët e Mjekimit Intenziv, Teknikët e Anestezionit, Istrumentaret, infermierët e Qendrës Emergjente, infermierët kualitativ dhe me eksperiencë janë ata që po targetohen dhe rekrutohen nga punëdhënësit e huaj.

Tutje u tha se ikja e tyre do i vendoste para kolapsit total secilën nga këto klinka të lartpërmendura, pasi sipas Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë janë pikërkisht këta profesionist që i mbajnë këto klinika “Up and Running”, pavarsisht mungesës së mjekëve.

Madje, Sindikata vlerëson se roli i infermierëve është kyç në fuksionimin normal të punës.

“Në vend të presionit, shtypjes, degradimit personal dhe profesional, Sindikata kërkon që të krijohen kushte të sigurta dhe më të mira pune, të respektohen këta profesionist dhe roli i tyre, t’u njihet puna dhe angazhimi si dhe të respektohen si profesionist shëndetësor”.

Në komunikatën nga Sindikata u theksua që urojnë që Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë të reflektojnë për këtë çështje.

Tutje ata urojnë që edhe këta profesionistë shëndetësorë mos të largohen nga Kosova, sepse, sipas Sindikatës, atëherë do shihet vërtetë kolapsi në këto klinika.

Këta infermierë, Sindikata tha se nuk ka mundësi të zëvendësohen, pasi, sipas tyre, një profesionist i tillë nuk krijohet mbrenda muaji, e në anën tjetër u vlerësua që qytetarët do të jenë ata që do të pësojnë më së shumti nga kjo situatë.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]