Home Lajme KOSOVË/ Miratohet Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore

KOSOVË/ Miratohet Projektligji për vendosjen e çmimeve tavan në produktet themelore

by 05
0 comment

Kuvendi ka miratuar sot Projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

63 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro miratimit të këtij projektligji në parim.

Lidhur më këtë projektligj, nuk pati vota kundër, as abstenime

Kryetarja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila përmes një mocioni procedural ka kërkuar përshpejtimin e afateve që Projektligji të sillet në Kuvend për votim të dytë.

Qëllimi i kësaj nisme legjislative është që të rregullojë masat mbrojtëse të furnizimit me produkte themelore për konsumatorët, në kohë të paraqitjes së rasteve të veçanta të destabilizimit në treg në pajtim me këtë ligji dhe mënyrën e zbatimit të tyre.

Javën e kaluar, gjatë shqyrtimit të tij, partitë opozitare, PDK, LDK dhe AAK janë deklaruar kundër këtij projektligji.

Projektligji është iniciuar në Kuvend nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetarja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila ka thënë ky projektligj ndihmon në sistuatat kur ka mungesë të pa pritur apo të vazhdueshme të produkteve themelore.

Sipas saj, Projektligji parash veprime konkrete sidomos në produkte bazike duke përfshirë: drithërat, miellin, grurin, orizin, pastat, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, kripen e kuzhinës, vezët e pulës, mishin  e pulës, sheqerin, produktet e higjienës personale, etj.

Projektligji për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, që po diskutohet sot në lexim të parë, në Kuvend, po kërkon mbështetjen e deputetëve për miratim.

Në këtë link mund të shihni të plotë, procesin legjislativ të këtij projektligji.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]