Home Ferizaj Klienti rrahet me punëtorin e restorantit HIB në Ferizaj, intervenon Policia

Klienti rrahet me punëtorin e restorantit HIB në Ferizaj, intervenon Policia

by 05
0 comment

Jo rrallëherë ka pasur raste kur punëtoret e lokaleve e restoranteve të ndryshme janë përfshirë në rrahje me klientë. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pas mesnate, në restorantin e kompanisë së derivateve “Hib Petrol” në fshatin Bibaj të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një punëtor i këtij restoranti është rrahur fizikisht me një person, me të cilin kanë pasur paraprakisht një konflikt verbal, për motive ende të panjohura. Për pasojë, punëtori  i restorantit ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes, Sinjali mëson se ka intervenuar një patrullë e Policisë, me ç’rast ka arrestuar klientin e dyshuar, i cili është kapur me punëtorin e kompanisë.

Pasi i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Sinjali ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga kompania, por të njëjtit fillimisht kanë thënë që nuk kanë informacione dhe më pas nuk janë përgjigjur më.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]