Home Ferizaj Ferizajasi gjen një minë të luftës së dytë botërore në oborrin e tij

Ferizajasi gjen një minë të luftës së dytë botërore në oborrin e tij

by 05
0 comment

Një burrë në Ferizaj derisa ka qenë duke punuar në oborrin e shtëpisë ka hasur në një minë të vjetër të mbetur nga lufta e dytë botërore.

Ai ka kërkuar ndihmën e Policisë, të cilët përmes një njoftimi kanë thënë se kjo minë ka qenë e pashpërthyer dhe se më pas ky mjet është hequr.

“Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it Amerikan që e kanë tërhequr mjetin (minë e vjetër e mbetur nga lufta e dytë botërore) pa ndonjë incident” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas këtij njoftimi, ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:35./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]