Home Ferizaj FERIZAJ/ Të shtëna me armë në një lokal, intervenon Policia – një i arrestuar

FERIZAJ/ Të shtëna me armë në një lokal, intervenon Policia – një i arrestuar

by 05
0 comment

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë publike. Jo rrallëherë ka raste të tilla edhe brenda lokaleve, siç ka ndodhur mbrëmë në një kafeteri në rrugën ”Wesli Clark” në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një person ka gjuajtur me armën e zjarrit në lokal, për motive ende të panjohura, në orët e para të së dielës.

Posa Policia është njoftuar për rastin ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur gëzhoja, si dhe është arrestuar i dyshuari. Me rastin e kontrollit policor, të dyshuarit i është gjetur arma, që më pas u konfiskua nga njësiti policor. 

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe me vendim të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

/GazetaSinjali/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]