Home FerizajArsim FERIZAJ/ Shkolla nis ndryshimin e rregullave, shkak fëmija me flokë të gjatë

FERIZAJ/ Shkolla nis ndryshimin e rregullave, shkak fëmija me flokë të gjatë

by 05
0 comment

Ditë më parë, një nxënësi në shkollë fillore, që prindërit i kanë lënë flokët e gjata, nuk iu lejua vijimi i mësimit në shkollën  “Jeronim De Rada” në Ferizaj.

Kjo u bë për shkak të një rregulloreje  të kësaj shkolle e cila vite më parë ishte aprovuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës. Fëmija tani mësimet po i ndjek në një shkollë tjetër. Mirëpo pas rekomandimeve nga Inspektorati i Arsimit,  po shikohet mundësia e ndryshimit të rregullores aktuale, dhe pse sipas drejtuesve të shkollës, kjo rregullore ka funksionuar mirë dhe nuk ka pasur ankesa deri më tani nga askush.

 “Me marrjen e rekomandimit nga inspektorati, që janë organe që i çmoj dhe i respektoj, menjëherë kemi marrë vendimin për ndryshimin e rregullores dhe formimin e një rregulloreje të re, të cilën do ta formojnë përsëri organet e shkollës, si Këshilli Drejtues, Këshilli Pedagogjik dhe Këshilli i Prindërve”, thotë Servete Krasniqi-  Hajrrullahu, drejtoreshë në shkollën “Jeronim De Rada”. 

Ndërkohë, Gëzim Baliu,  kryetar i Këshillit të Prindërve të shkollës “Jeronim De Rada”, deklaron se deri më tani, kanë funksionuar me këtë rregullore.

“Për shumë vite kemi funksionuar me atë rregullore, e cila është aprovuar nga Këshilli i Prindërve. Por pas këtij incidenti, ne do ta rishikojmë edhe njëherë rregulloren dhe do të vijmë me një tjetër me ndryshim ose me rekomandime të mëtutjeshme”.

Ish drejtuesit e këshillit të  shkollës thonë se kur është aprovuar kjo rregullore, para shume vitesh,  atëherë nuk ka pasur kundërshtime.

“Ne si këshill,  atëherë e kemi përpiluar këtë rregullore e cila ka funksionuar prej viteve të mëparshme e deri në ditën e sotme, kur asnjëherë nuk kemi pasur asnjë problem”, thotë Drita Vladi, ish kryetare e Këshillit të Prindërve në shkollën “Jeronim De Rada”.

“Këtë rregullore e kemi përpiluar ne, Këshilli i Prindërve dhe stafi pedagogjik i kësaj shkolle”. 

Pritet që në një afat prej 15 ditëve te behën ndryshimet e rregullores së shkollës./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]