Home FerizajArsim FERIZAJ/ Rregullorja e çuditshme e shkollës që e lë 5-vjeçarin jashtë bankave shkollore

FERIZAJ/ Rregullorja e çuditshme e shkollës që e lë 5-vjeçarin jashtë bankave shkollore

by 05
0 comment

Një rregullore e çuditshme e shkollës fillore “Jeronim de Rada” në Ferizaj po ia ndalon pesëvjeçarit E.I. të shkojë në shkollë si parashkollor.

Pesëvjeçarit nuk po i lejohet të hyjë në shkollë për shkak të flokëve të gjata.

Një rregullore e shkollës thotë se “Ndalohet bartja e vathëve dhe rritja e flokëve te djemtë”.

Foto: KALLXO.com

Prindi i fëmijës, Fadil Idrizi, thotë se drejtoresha Servete Hajrullahu e ka larguar djalin nga shkolla për shkak të flokëve të gjata.

Ai tha për KALLXO.com se ka kërkuar arsyetim rreth këtij vendimi nga drejtoresha e shkollës, nga Drejtoria e Arsimit dhe nga Inspektorati i Komunës, por nuk ka marrë përgjigje.

“Kam një hall për djalin tim pesëvjeçar, të cilin drejtoresha ma ka larguar nga shkolla më të drejtën që fëmija nuk mund të vijë në shkollë, si parashkollor, për arsye vetëm pse i ka flokët e gjata” – tha prindi i brengosur.

Tutje, Fadil Idrizi tha se ka kërkuar sqarim nga institucionet por nuk ka marrë përgjigje.

Gazetarja e KALLXO.com ka provuar ta takojë drejtoreshën Servete Hajrullahu për të marrë një përgjigje rreth këtij vendimi por ajo nuk ishte në shkollë.

Gazetarja ka tentuar pastaj përmes telefonit, por drejtoresha porsa e ka kuptuar se kush po i telefonon e ka mbyllur telefonin.

Ndërsa, nga Drejtoria e Arsimit në Ferizaj kanë thënë se janë të zënë “nga puna në terren” dhe nuk janë përgjigjur deri në publikimin e këtij artikulli./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]