Home Ferizaj FERIZAJ/ Personi që iku nga stacioni policor në Ferizaj u përfshi në përleshje në një lokal nate – Detajet e rastit

FERIZAJ/ Personi që iku nga stacioni policor në Ferizaj u përfshi në përleshje në një lokal nate – Detajet e rastit

by 05
0 comment

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për arratisjen e një personi të dyshuar nga stacioni policor në Ferizaj, ku ishte dërguar për t’u intervistuar në lidhje me një rast. Pas verifikimit të të dyshuarit, i njëjti kishte rezultuar se po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj. H.L., arriti të ikë nga stacioni policor dhe akoma nuk ka rënë në prangat e Policisë. Por cili rast u bë ‘sebep’ që ai të përfundojë në Polici?

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se i dyshuari ishte përfshirë në një përleshje që ndodhi mbrëmë pas mesnate në lokalin e natës “Star Dancing” në Ferizaj, ku ishte sulmuar nga pronari, i cili e kishte goditur me karrige, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Pronari i këtij lokali dhe i dyshuari tjetër H.L., janë kapur pasi ky i fundit kishte goditur tavolinat me shishe, veprime këto që e mllefosën të dyshuarin tjetër dhe për pasojë kërciti dajaku.

Policia ka arritur që të intervenojë duke shoqëruar personat e përfshirë në Polici, me ç’rast ndaj pronari të lokalit është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ndërkaq i dyshuari tjetër arriti të ikë nga stacioni policor.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]