Home FerizajArsim FERIZAJ/ Libri erotikë ‘Me dashuri nga Beogradi’ shpërndahet në shkollat fillore të Ferizajt

FERIZAJ/ Libri erotikë ‘Me dashuri nga Beogradi’ shpërndahet në shkollat fillore të Ferizajt

by 05
0 comment

Skandal në një Shkollë të Ferizajit, libra erotikë për klasat e nënta dhuratë nga Beogradi

Në shkollën fillore “Afrim Azizi” në Ferizaj, të martën u mbajt një orë letrare. Nga aktiviteti që e organizoi Qendra Multimedia, në duart e nxënësve përfunduan disa libra me përmbajtje e fotografi erotike.

Sipas drejtoreshës së shkollës, librat ishin dhuratë për fëmijët dhe se këta e patën të pamundur kontrollimin e përmbajtjes.

Pas që është vërejtur përmbajtja e librave të dhuruar, komuna e Ferizajit mori vendim që të ndërpres bashkëpunimin me këtë qendër.

Derisa nga Qendra thonë se libri me titullin “Me dashuri nga Beogradi”, është përmbledhje prozash të shkrimtarëve serb, dhe sipas tyre është i përshtatshëm për fëmijët nga klasa e shtatë e tutje./RTVBesa/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]