Home Ferizaj Ferizaj ka shumë mundësi turizmi, por duhen edhe investime

Ferizaj ka shumë mundësi turizmi, por duhen edhe investime

by 05
0 comment

Komuna e Ferizajt posedon masive malore, atraktive, për joshjen e vizitorëve, por edhe dashamireve te ecjes nëpër shtigje malore.

Me qëllim të promovimit të këtyre bukurive natyre dhe të zhvillimit të turizmit nëpërmjet ecjeve malore dhe krijimin e shtigjeve të reja komuna e Ferizaj, ne bashkëpunim me një organizatë  zvicerane,  do të bëjnë vendosjen e shenjave treguese për këto shtigje kanë bërë të ditur në drejtorine e Zhvillimit Ekonomik dhe të Turizmin në Ferizaj.

 “Komuna e Ferizajt në bashkëpunim me organizatën zvicerane sëis kontakt kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për bashkëfinancimin e rregullimit të shtigjeve të ecjes”, thotë Balton Derguti. “Në kuadër të këtyre shtigjeve do të thotë parashihet hapja e edhe të shtigjeve reja dhe shenjëzimi i shtigjeve ku pritet mandej grupet të ndryshme që vijë për të ecur në komunën tonë të dijë saktë se ka duhet të shkojnë nëpër shtigjet të ndryshme” . 

Adhuruesi i ecjeve në natyrë, Besnik Reka, thotë çdo stinë e viti në natyrë sjell bukurit e saja. Ai shtonë se vendosa e treguesve  të shtigjeve është një lehtësim për ata që e duan ecjen në natyrë 

  “Çdoherë aty ku shtigjet janë të shenjëzuar qytetarët do ta kenë shumë më lehtë nuk do tju duhet një guid sikurse herëve të tjera p.sh tani do ta kenë shumë  më lehtë për ecje në natyrë ja vlen për të ecur për ti vizituar në këtë vend piktores”, thotë alpinisti Besnik Reka për RTK-në.

Pos shenjave treguese të  shtigjeve do të bëhet edhe digjitalizimi i tyre.

  “Përpos shenjëzimit parashihet digjitalizimi i rrjetit të shtigjeve që nënkupton grupet e ndryshme kur të vijnë për të ecur nëpër këto male do të kenë mundësi që nëpërmjet telefonit ta dijnë saktë rrugën se nga duhet ecur dhe nuk kanë mundësi që të humbin”, thotë Balton Dërguti 

Ky projekt pritet të përfundojë  deri nga fundi i muajit nëntor./rtklive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]