Home Ferizaj FERIZAJ/ I dehuri sulmon dy mjekë

FERIZAJ/ I dehuri sulmon dy mjekë

by 05
0 comment

Dy mjekë kujdestarë në Emergjencën Primare në Ferizaj janë sulmuar, sot, në orët e para të mëngjesit.

Sipas njoftimit për media, në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet H.H, i moshës 34 vjeçare, i cili ishte në gjendje të dehur.

I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”./RTKlive/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]