Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet një person për dhunë në familje dhe kanosje në Greme

FERIZAJ/ Arrestohet një person për dhunë në familje dhe kanosje në Greme

by 05
0 comment

Një person është arrestuar sot rreth orës 00:15 të mëngjesit nga Policia e Kosovës  në fshatin Greme të Ferizajt, nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje.

Policia ka bërë të ditur se pasi kanë marrë informatën, policët hetues kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin me inicialet B.O., 39 vjet, i cili pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë psiqike dhe kishte kanosur bashkëshorten e tij 38 vjet dhe vajzën 17 vjet.

Sipas Policisë, i dyshuari këto veprime i ka përsëritur disa herë në familje.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje dhe kanosje” – ka bërë të ditur Policia e Kosovës./kallxo/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]