Home Ferizaj FERIZAJ/ Ishte dënuar me 2 vjet burgim për drogë, arrestohet 36-vjeçari

FERIZAJ/ Ishte dënuar me 2 vjet burgim për drogë, arrestohet 36-vjeçari

by 05
0 comment

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasi policët e stacionit në Ferizaj kanë pranuar një informacion mëngjesin e sotëm në orën 06:15 kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar një burrë 36-vjeçar që është person i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Sipas policisë, nga i dyshuari ka pasur përpjekje për t’iu ikur forcave të rendit.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Posedim i Paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’ me dënim burgimi prej dy (2) viteve” – është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës ku më tej është bërë e ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia Rajonale e Ferizajt,  do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës” – është thënë në këtë njoftim.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]