Home Ferizaj FERIZAJ/ Arrestohet një 26-vjeçar për të shtëna me armë zjarri në një lokal

FERIZAJ/ Arrestohet një 26-vjeçar për të shtëna me armë zjarri në një lokal

by 05
0 comment

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi që dyshohet se në ora 2:25 të mëngjesit ka shtënë me armë zjarri në një lokal në rrugën ” Wesley Clark” në Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Ferizajt.

“Në lidhje me këtë policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar dhe si provë materiale ka konfiskuar një armë të zjarrit, dy fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një gëzhojë nga shkrepja” – ka thënë Veseli.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]