Home Op/Ed Eksperti amerikan: Vija ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit, përmes Ballkanit

Eksperti amerikan: Vija ndarëse mes Lindjes dhe Perëndimit, përmes Ballkanit

by 05
0 comment

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, tha së fundi se në të ardhmen mund të vendoset një vijë demarkacioni mes Perëndimit dhe Lindjes në Ballkan.

Ai shtoi se kjo linjë mund të kalojë përmes Bosnjës, një linjë ndër-entitetesh dhe më pas do të kërcënohet integriteti i shtetit. “Nuk jam i sigurt se do të mund ta çojmë gjithë Bosnjën në Perëndim”, tha profesori i Universitetit Amerikan të Johns Hopkin.

Serwer thotë se ka frikë se e ardhmja duket mjaft e zymtë nëse kjo vijë vizatohet me një vijë ndër-entitetesh.

“Pyetja e madhe është nëse linja do të shkojë përgjatë vijës ndër-entitetesh apo nëse Bosnja do të jetë pjesë e Perëndimit. Nuk ka dyshim se shumica e qytetarëve të Bsonjes duan Perëndimin, por nuk jam i sigurt. Ndoshta një zonë “tampon” (neutrale) mund të mbetet. Pyetja kryesore është nëse Mali i Zi do ta ndjekë Serbinë? A do të ndahet Kosova? Do të doja shumë që Serbia t’i bashkohej Perëndimit”. /tesheshi.com/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
  • 1
  • 2
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]