Home FerizajEkonomi 9 komuna të Kosovës do të përfitojnë nga projekti për ujë të pijes

9 komuna të Kosovës do të përfitojnë nga projekti për ujë të pijes

by 05
0 comment

Autoriteti i Rajonit të Pellgjeve Lumore ka njoftuar se Kosova do të përfitojë një projekt përmes së cilit do të sigurohet uji i pijes për nëntë komuna në pjesën lindore dhe jugore të Kosovës.

Sipas ARPL-së, ky projekt do të ndahet në dy faza.

Faza e parë do të konsistonte në ndërtimin e tubacioneve të ujit nga diga e Firajës deri te rezervuarët e shërbimit të tri Kompanive Rajonale të Ujit (KRU) përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm të popullatës që jeton në 9 komunat në pjesën lindore dhe jugore të Kosovës, konkretisht KRU Bifurkacioni, KRU Hidromorava dhe KRU Prishtina, kurse faza e dytë e projektit do të përfshijë ndërtimin e digës së Shtimes dhe kanaleve ujitëse për t’u siguruar me ujë të mjaftueshëm për ujitjen e rreth 20,000 hektarëve.

Ndërsa, me disa fonde shtesë që do të vihen në dispozicion nga BE në një datë të mëvonshme, do të përgatitet dizajni i detajuar i ndjekur nga përgatitja e dokumenteve të tenderit.

Kurse, parashikohet që Projekti i Fazës 1 të jetë gati për ndërtim rreth mesit të vitit 2025 dhe ndërtimi të përfundojë para fundit të vitit 2028.

Njoftimi i plotë:

Projekti që siguron ujë të pijes për mbi 400 mijë banorë dhe ujë për ujitjen e mbi 20 mijë hektarëve tokë bujqësore

Përmes programit të ËBF, studimi i fizibilitetit për Ndërtimin e Kanalit të Lepencit dhe Digave të Firajës dhe Shtimes ka përfunduar para disa viteve. Në studim ishte e përfshirë Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe përfituesja kryesore është Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së bashku me institucionet tjera qeveritare. Studimi rekomandoi ndarjen e projektit në 2 faza:

  • Faza 1 do të konsistonte në ndërtimin e tubacioneve të ujit nga diga e Firajës deri te rezervuarët e shërbimit të tri Kompanive Rajonale të Ujit (KRU) përgjegjëse për furnizimin me ujë të pijshëm të popullatës që jeton në 9 komunat në pjesën lindore dhe jugore të Kosovës, konkretisht KRU Bifurkacioni, KRU Hidromorava dhe KRU Prishtina. Kjo do të plotësonte të gjitha nevojat për pije të mbi 400,000 njerëzve për një afat të gjatë, së bashku me kërkesat e konsumatorëve komercial dhe institucional. Popullsia në këto qytete aktualisht përjeton vazhdimisht mungesë të konsiderueshme uji dhe pothuajse 40% e popullsisë nuk ka qasje të sigurt në furnizimet publike me ujë për shkak të mungesës së disponueshmërisë së resurseve adekuate ujore në këto zona. Pasi të ndërtohet projekti i Fazës 1, do të ketë ujë të mjaftueshëm për të zgjidhur çështjet e mungesës së ujit sidomos në periudha të thatësisë.
  • Faza 2 e projektit do të përfshijë ndërtimin e digës së Shtimes dhe kanaleve ujitëse për t’u siguruar me ujë të mjaftueshëm për ujitjen e rreth 20,000 hektarëve.

Dy fazat së bashku llogaritet të sigurojnë ujë për këtë regjion dhe do të rrisnin potencialin e zhvillimit ekonomik si dhe mirëqenien socio-ekonomike të asaj zone.

Qeveria dhe BERZH pranuan rekomandimet e Studimit të Fizibilitetit. BERZH është zotuar të sigurojë financimin e huasë për Fazën 1 të mbështetur nga fonde shtesë nga qeveria dhe donatorët e jashtëm, pra do të synohet një kombinim i granteve dhe kredive. Tani më veçse ka filluar përgatitja e fazës së parë të Projektit, tani e riemërtuar Hidro-Sistemi Ibër Lepenc Faza 1.

Kjo do të përbëhet nga disa komponentë.

Konsulentët që punojnë në këtë projekt kanë ndërmarrë detyrat e mëposhtme:

  • Përgatitja e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS)
  • Përgatitja e Projektimit Paraprak për Digën e Firajës dhe tubacionet e furnizimit me ujë me shumicë në rezervuarët e shërbimit të tre KRU-ve.

Me disa fonde shtesë që do të vihen në dispozicion nga BE në një datë të mëvonshme, do të përgatitet dizajni i detajuar i ndjekur nga përgatitja e dokumenteve të tenderit.

Pas kësaj, projekti do të jetë i gatshëm të kalojë në procesin e tenderimit ndërkombëtar dhe përzgjedhjen e kontraktorit për zbatimin dhe ndërtimin, proces i cili do të menaxhohet nga Njësia e Zbatimit të Projektit (NjZP) e emëruar nga Qeveria. Parashikohet që Projekti i Fazës 1 të jetë gati për ndërtim rreth mesit të vitit 2025 dhe ndërtimi të përfundojë para fundit të vitit 2028.


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]