Home Lajme Shefi i NATO-s i tregoi qartë Vuçiqit se do të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

Shefi i NATO-s i tregoi qartë Vuçiqit se do të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë

by 05
0 comment

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, dje ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të folur mbi situatën në veri të Kosovës që u krijua pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa dhe dokumente.

Për këtë bisedë, Stoltenberg dje doli me njoftim ku tregoi se i kishte përsëritur Vuçiqit qëndrimin e NATO’s se do të ndërhyjë në rast të rrezikimit të stabilitetit, derisa i ka thënë se mospajtimet duhet të zgjidhen përmes dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Por, me një komunikatë më të zgjeruar ka dalë Presidenca e Serbisë, e cila tregoi se si i është përgjigjur Vuçiq deklaratave të Sekretarit të NATO’s.

Vuçiq i ka thënë se situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe i është ankuar atij për “aktivitetet e Prishtinës që shkaktojnë frikë dhe trazira shtesë te qytetarët e nacionalitetit serb”.

Shefi i NATO’s tha se do të intervenojë nëse cenohet siguria në Kosovë, si u përgjigj Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, dje ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të folur mbi situatën në veri të Kosovës që u krijua pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa dhe dokumente.

Për këtë bisedë, Stoltenberg dje doli me njoftim ku tregoi se i kishte përsëritur Vuçiqit qëndrimin e NATO’s se do të ndërhyjë në rast të rrezikimit të stabilitetit, derisa i ka thënë se mospajtimet duhet të zgjidhen përmes dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Por, me një komunikatë më të zgjeruar ka dalë Presidenca e Serbisë, e cila tregoi se si i është përgjigjur Vuçiq deklaratave të Sekretarit të NATO’s.

Vuçiq i ka thënë se situata në veri të Kosovës është shqetësuese dhe i është ankuar atij për “aktivitetet e Prishtinës që shkaktojnë frikë dhe trazira shtesë te qytetarët e nacionalitetit serb”.

Po ashtu, Vuçiq ka pretenduar se Serbia “nuk e ka shkelur as Marrëveshjen e Brukselit dhe as Rezolutën 1244 me asnjë veprim të vetëm”.

“Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord për vazhdimin e komunikimit të drejtpërdrejtë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin dhe presidenti Vuçiq falënderoi Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg për marrëdhënien e tij korrekte dhe gatishmërinë për të dëgjuar palën serbe”, thuhet më tej në komunikatën e Presidencës serbe./Gazeta Express/


Listoni edhe ju te BIZNESET E FERIZAJT

You may also like

Leave a Comment

Rreth nesh!

Zeropese.com është medium në pronësi të Media 05 BI.
Është themeluar me 2 qershor 2014.
Media zeropese.com është medium i pavarur me qëllim të informimit të ngjarjeve të nivelit lokal dhe rajonal, nxitjes së iniciativave për veprim!
[class^="wpforms-"]
[class^="wpforms-"]